Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

“Top Media”, ëndrra vazhdon në një shtëpi të re

$
0
0

“Top Media” promovoi dje ambientet e reja në një ceremoni që përkoi me ditëlindjen e themeluesit të saj, Dritan Hoxha

Perurimi i Top Media (1) Perurimi i Top Media (2) Perurimi i Top Media (3) Perurimi i Top Media (4) Perurimi i Top Media (5) Perurimi i Top Media (6) Perurimi i Top Media (7) Perurimi i Top Media (8) Perurimi i Top Media (9) Perurimi i Top Media (10) Perurimi i Top Media (11) Perurimi i Top Media (12)

“Top Media” ka hapur dje dyert e shtëpisë së saj të re, në një ceremoni që bëri bashkë personazhe të njohura të politikës, kulturës dhe shoqërisë civile. Një festë e madhe në një ditë që bën gjithnjë bashkë punonjësit e “Top Medias”, duke i kujtuar njeriun që u dha jetë ëndrrës së tyre, ideatorin e këtij enti mediatik, Dritan Hoxha. 16 tetori, dita e tij e lindjes, kthehet në një mbrëmje të gjatë mbushur me muzikë, ashtu siç do ta donte vetë Tani. Dje, ëndrra e madhe u festua mes muzikës dhe fishekzjarrëve në ambientet e reja të “Top Medias”, në Mëzez, Kashar. Një ndërtesë moderne, që mbart brenda gjithë komponentët që i duhen një medie ndërkombëtare. Studio bashkëkohore, ku janë zhvendosur të gjitha emisionet e “Top Channel”. Mirëseardhjen të ftuarve ua uroi presidentja e kompanisë, Vjollca Hoxha. Pasi shprehu mirënjohjen për punën e bërë këto vite, ajo e quajti ndërtesën e re, si shtëpinë e madhe ku do të vazhdohet ëndrra e madhe për të kontribuuar për shtypin e lirë. Të pranishëm në ceremoni ishin Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministra të kabinetit, ambasadorë, personazhe të njohura të kulturës etj. Prej gati 15 vitesh, që me krijimin e saj në korrik të vitit 2001, “Top Channel” është media kryesore në vend, duke kontribuuar me emisionet dhe imazhin e saj për një Shqipëri dhe shoqëri më europiane.

Ky shkrim “Top Media”, ëndrra vazhdon në një shtëpi të re u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>