Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Basha: Rama-Meta, skenar mafioz për zgjedhjet në të gjithë vendin

$
0
0

BashaKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediet, ka përgënjeshtruar kreun e qeverisë Edi Rama, i cili pak më parë deklaroi që administrata shtetërore nuk është përfshirë në fushatën e zgjedhjeve si në vitet e kaluara.

Basha tha se gjatë orarit të punës dhe në mjediset e punës, administrata publike është përfshirë në fushatë duke u kthye në një shqetësim. “I është bërë shantazh administratës për vendin e punës”.

“Një tjetër shqetësim, është edhe përfshirja e oficerëve të lartë të Policisë së Shtetit, si në rastin e Sukthit, – vazhdon Basha. – Ndërkohë banda e armatosur e “Xhabaftëve” në Vorë, ku ndodheshin me dhjetëra persona, ndërsa Rama dhe Meta flisnin në konferencën false për shtyp, terrorizonin qytetarët dhe bënë presion. Policia e Shtetit vazhdon të keqpërdoeret pasivisht. Ilir Meta ka urdhëruar FNSH e Shkodrës për të bërë terror në Bulqizë ndaj simpatizantëve demokratë që mbështesin kandidatin tonë atje”.

Kreu i opozitës u shpreh se Rama dhe Meta kanë përgatitur prej kohësh një skenar mafioz për të kërcënuar të gjithë qytetarët shqiptarë që duan vlerat e demokracisë.

“Rama dhe Meta njihen si devijues të zgjedhjeve. Kandidatët e opozitës kërcënohen me armë apo mesazhe në celular në të gjithë Shqipërinë. Policia e Elbasanit nuk mori masa për ngjarjen e djeshme në Elbasan, ku u terrorizua një lagje e tërë”, – shtoi ai.

Në fund, Basha kujtoi se PD ka mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së dhe u bëri thirrje shqiptarëve që të mos ia dorëzojnë pushtetin vendor oligarkëve dhe bandave. “Refuzoni me votë kandidatët e korruptuar, njerëzit që me dy vite pushtet kanë vënë rekorde korrupsioni, si Vangjush Dako, Qazim Sejdini e Erion Veliaj”.

19 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Basha: Rama-Meta, skenar mafioz për zgjedhjet në të gjithë vendin u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>