Pas kapjes dhe arrestimit të djeshëm në tunelin e Kalimashit në Kukës, Vladimir Gjuta ka mohuar përgjegjësinë e tij për ngjarjet që akuzohet, para së gjithash atë të tritolvënies në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas burimeve policore, mësohet se ai ka thënë “do të dorëzohesha vetë në polici pas zgjedhjeve”.
Por nga ana tjetër, policia bën me dije se ka prova që e përfshijnë atë si të dyshuar, pasi në makinën me të cilën udhëtonte me dy persona të tjerë, i është zbuluar dhe sekuestruar një pistoletë tip “Glock” me inicialet e emrit të tij, V.GJ.
Arma e sekuestruar ishte me silenciator të personalizuar dhe policia dyshon se i përket pikërisht Gjutës. Po ashtu, mësohet se pistoleta ka qenë e larë në flori.
Vladimir Gjjuta, personi i cili deri dje ishte në krye të listës së më të kërkuarve nga drejtësia shqiptare, është arrestuar dje gjatë një superaksioni të forcave speciale RENEA.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar që në fund të muajit shkurt, ai dyshohej se mund të kishte kaluar kufirin shqiptar, por Interpol Tirana zbuloi se ai lëvizte lirshëm në Shqipëri.
19 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Gjuta mohon akuzat, policia i gjen pistoletë të larë me flori në makinë me inicialet V.GJ. u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.