“Marrëveshja CEZ është mbyllur para se të diskutohej veto për statusin e vendit kandidat. Banka Botërore dhe KE e kanë mbështetur këtë marrëveshje me CEZ. Ndërkohë republika çeke si një vend kandidat, para se të japë veton shikon progresin e një vendi, integrimin dhe reformat. Nuk besoj se problemi kryesor është CEZ-i. Si diplomat i huaj, nuk dua të komentoj për një çështje që është një çështje ndërpolitike në vendin tuaj.
Në fakt, zotërimi i ligjit dhe një gjyqësor i pavarur janë shumë të rëndësishme për operimin e kompanive në vend, për zhvillimin e suksesshëm të punës së tyre dhe për prosperitetin e vendit tuaj”, deklaroi nga Elbasani ambasadorja e Republikës së Çekisë në Shqipëri, Broislava Tomasova, duke hedhur poshtë të gjitha zërat e kthyera në akuza politike të opozitës kundër qeverisë, se vendi i saj kishte vënë kusht për heqjen e vetos ndaj Shqipërisë, firmosjen e marrëveshjes me CEZ. Në qershor të 2014, qeveria zgjidhi konfliktin me CEZ, duke zgjidhur mosmarrëveshjet qe ish-mazhoranca e djathtë kishte në arbitrazh me kompaninë çeke të Shpërndarjes së Energjisë.
2 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Tomasova mohon: CEZ-i çështja juaj, vetoja ishte për reformat u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.