Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Atentati në Tiranë, gjendet arma krimit, 10 mijë euro kush jep informacion

$
0
0

renealane

Forcat speciale të RENEA-s kanë gjetur një armë tip kallashnikov në lumin e Lanës. Arma ndodhej shumë pranë lulishtes “1 Maji”, ku mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, ndodhi vrasja e dyfishtë dhe një i tretë mbeti i plagosur.
ARMA

Dyshohet se bëhet fjalë për armën që u ekzekutuan Kevin Rugova, 22 vjeç, Aurora Oskian, 30 vjeçe dhe mbeti i plagosur Elvis Gaçaj, 40 vjeç, person me precedentë të mëparshëm penalë.

Arma është dërguar në laboratorin balistik, për të parë nëse janë kryer vrasje të tjera me atë. Gjithashtu në vendin e ngjarjes u gjetën disa gëzhoja, të cilat në bazë të ekspertizës do të sqarojnë nëse kanë dal  nga e njëjta armë. Burime nga policia thonë se atentati dystohet të jetë kryer nga dy persona, të  cilët ende nuk janë identifikuar.

Ndërkaq, Policia e Shtetit ofron 10 mijë euro shpërblim për personin që ofron informacion të vlefshëm për identifikim dhe kapjen e autorëve të sulmit me armë të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Policia ka vënë në dispozicion numrin 069 41 15 502, për këdo që ka informacione të vlefshme mbi ngjarjen.

2 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Atentati në Tiranë, gjendet arma krimit, 10 mijë euro kush jep informacion u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>