Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së mbrëmshme në Korçë. Burimet zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 15-vjeçari, A.F., banues në fshatin Qatrom të Korçës.
Arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në Qatrom, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, i mituri ka goditur me thikë në qafë shtetasin R.K, 17 vjeç, banues në Qatrom.
Ky i fundit për shkak të plagës së marrë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Korçës. Autori i dyshuar, u kap nga efektivët e Policisë së Korçës, disa orë pasi kishte ndodhur ngjarja dhe ai ishte fshehur në një lokal, pranë këtij fshati. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje”.
2 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Korçë, arrestohet autori i dyshuar i vrasjes, ishte fshehur në një lokal u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.