Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Tahiri: Droga po luftohet, nuk po kultivohet. Patozi: Je ministri më i akuzuar që nga 1912

$
0
0

 

TahiriMinistri i Brendshëm, Sajmir Tahiri duke folur ditën e sotme nga foltorja e kuvendit, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës lidhur me kultivimin dhe trafikun e drogës në vendin tonë, duke deklaruar se të gjitha shifra tregojnë se ka një rënie me 8 herë të sasisë së drogës që kultivohet në vendin tonë sot në krahasim me vitin 2013, kur në pushtet ishte PD.

Sipas tij, lufta e policisë për të shkatërruar parcelat me kanabis anembanë vendin dhe raportimet në media të këtyre operacioneve kanë krijuar perceptimin e gabuar se ka më shumë hashash, kur në fakt sipas tij vetëm sa është luftuar më shumë.

“Të dhënat që tregojnë për shkatërrimin e parcelave me kanabis kanë krijuar perceptimin e gabuar se ka më shumë hashash. Jo, është luftuar më shumë. Por edhe me këtë kosto, ne preferojmë të shkatërrojmë realisht drogën, dhe jo të bëjmë sikur nuk ekziston vetëm për të ruajtur imazhin.

Sot kultivohet 8 herë më pak drogë se në kohën që ju latë pushteti, sot është rritur me 10 herë më shumë lufta për shkatërrimin e drogës. Ne jemi më të përgjegjshëm, nuk mburremi. Por lufta ndaj drogës duhet të jetë e përbashkët. Nuk them se jemi të lumtur që avioni i fundit fluturoi brenda Italisë, me shumë gjasë droga mund të ikte nga Shqipëria. Ju ishit të lumtur atë ditë në kuvend, se ai duhet të kishte ardhur këtu, që ju pastaj të akuzonit ministrin, kryeministrin apo qeverinë”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, lufta dhe presioni i policisë ndaj kultivuese të drogës pas ardhjes në pushtet të së majtës bëri që këta të fundit të kërkonin rrugë nga më të çuditshmet për të trafikuar drogën, përfshi edhe atë me avion, por kjo sipas Tahirit nuk shënon rekord negativ për policinë, përkundrazi tregon se kjo e fundit i kishte blinduar rruget e tjera të trafikut.

“Droga në Lazarat, për shkak të presionit të policisë, do gjente shtigje të tjera, edhe në mënyrat e gjetura për trafik. Për shkak të presionit të policisë, sot zgjedhin metoda nga më të çmendurat, edhe me avion, por kjo nuk e ul punën e policisë”, tha Tahiri.

Në reagim të këtyre deklaratave, deputeti i PD, Astrit Patozi, e ka akuzuar qeverinë si të lidhur drejtpërdrejt me bandat e trafikut të drogës, gjë për të cilën sipas tij janë dëshmitarë të gjithë shqiptarët. Patozi e ka cilësuar Tahirin si ministrin më të përfolur dhe më të akuzuar në histori, ndaj gjëja më e pakët që duhet të bëjë sipas tij, është të japë dorëheqjen.

“Je ministri më i akuzuar e i përfolur që prej 1912, dhe minimumi që mund të bëjë një ministër në një situatë të tillë është të japë dorëheqjen. Megjithatë, ti nuk je e keqja më e madhe. Sepse ai që do të vijë pas teje do të bëjë të njëjtën punë. E keqja më e madhe në këtë vend është Edi Rama”, – tha Patozi.

10 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Tahiri: Droga po luftohet, nuk po kultivohet. Patozi: Je ministri më i akuzuar që nga 1912 u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>