Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Jahjaga fjalim në Kuvend: Shqipëria dhe Kosova pjesë e pandashme e Europës

$
0
0

jahjaga-parlamentPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë ku ka shprehur mirënjohjen e saj në emër të popullit të Kosovës për mbështetjen e pakufishme që Shqipëria i ka dhënë Kosovës në rrugë e saj për të mbajtur gjallë ëndrrën për pavarësi dhe më në fund për ta bërë realitet këtë ëndërr.

“Shqipëria është në mendjen e çdo kosovari. Ajo mbajti gjallë ëndrrën për liri dhe na ndihmoi të bëjmë realitet. Pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte ajo që është sot, as Shqipëria pa Kosovën s’do ishte kjo që është. Arritjet tona sot si kurrë më parë në të dy anët e kufirit janë më mira se kurrë. Shqipëria dhe Kosova qëndrojnë krah për krah si shtete të pavarura së bashku në rrugën e Europës”, tha Jahjaga.

“Ne, kosovarët, vazhdoi Jahjaga, – nuk mbetëm robër të historisë, por mbërritëm deri në ditët e sotme kur po ecim përpara me hapa të shpejtë dhe të sigurtë drejt Bashkimit Europian. Si kurrë më parë në historinë e Ballkanit, të gjithë ne jemi rreshtuar bashkë në përqafim të vlerave më të mira. Paqja në rajon do të sigurojë qëndrueshmëri për qytetarët e vendeve tona. Ndaj dhe sot na mbetet të bëjmë thirrje për një thellim të bashkëpunimit në fushën ekonomike”.

10 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Jahjaga fjalim në Kuvend: Shqipëria dhe Kosova pjesë e pandashme e Europës u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>