Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Nishani pret Jahjagën: Gjykata Speciale, s’mund të tjetërsohet lufta e popullit ndaj gjenocidit

$
0
0

JahjagaPresidentja e republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku do të zhvillojë takime me liderët e politikës në vend.

Paraditen e sotme, Jahjaga është pritur nga homologu i saj, Bujar Nishani dhe më pas të dy presidentët kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij gjatë kësaj konference, Nishani ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit tonë në të gjitha sfidat që po kalon Kosova si një shtet i ri i pavarur.

Nishani i ka vlerësuar si të rëndësishme nismat e përbashkëta mes dy qeverive për unifikimin e programeve kulturore dhe njësimin e kurrikulave në arsim.

Kreu i shtetit ka theksuar se Shqipëria mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale, si e vetmja mënyrë për të mos tjetërsuar luftën e popullit të Kosovës kundër gjenocidit.

Nga ana e saj, Presidentja Jahjaga ka shprehur falenderimet në emër të popullit të Kosovës, për mbështetjen e pakursyer që institucionet shqiptare i kanë dhënë shtetit të Kosovës në rrugën e konsolidimit të tij.

10 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Nishani pret Jahjagën: Gjykata Speciale, s’mund të tjetërsohet lufta e popullit ndaj gjenocidit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>