Me gjithë këmbënguljen e opozitës, konferenca e kryetarëve nuk e ka futur në kalendarin trejavor të kuvendit nismën e PD për dekriminalizimin, duke e lënë diskutimin e këtij ligji në kalendarin 3-mujor të kuvendit.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka e ka cilësuar këtë vendim një mungesë vullneti nga ana e mazhorancës për të bashkëpunuar për këtë ligj të rëndësishëm të kërkuar me insistim edhe nga partnerët ndërkombëtar edhe në mungesë të vullnetit të kryeministrit Rama.
“Ne shprehim vendosmërinë tonë, bashkë me mbështetjen e ndërkombëtarëve për t’i shkuar deri në fund këtij procesi të domosdoshëm për Shqipërinë. Jemi të bindur që nuk do të ketë kurrë vullnet nga Rama për ta bërë një gjë të tillë, pavarësisht presioneve nga ndërkombëtarët. Por edhe pa Edi Ramën ky proces do të kryhet”, tha Paloka.
10 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Dekriminalizimi s’përfshihet në kalendarin 3-javor, Paloka: Do bëhet, do apo s’do Rama u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.