Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim basha ka mbledhur sot grupin parlamentar demokrat pak para nisjes së seancës plenare nga ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të qeverisë.
Basha e ka cilësuar aktin normativ të miratuar nga qeveria, dhe të diskutuar sipas tij në mënyrë të fshehtë, për shkurtimin e buxhetit, një papërgjegjshmëri të qeverisë, që ul me 90 mln dollarë të ardhurat dhe shtrëngon edhe më tepër rripin për shqiptarët.
Basha e ka cilësuar aksionin kundër informalitetit të ndërmarrë nga qeveria një skemë të pastër mashtrimi përmes të cilës paratë e shqiptarëve përfundojnë në xhepat e pushtetarëve.
Kreu i PD ka përsëritur sërish akuzat në drejtim të ministrit të Brendshëm, të cilin e ka quajtur nyja e narkotrafikut në vendm ndërsa ka shtuar se PD do të kërkojë votimin sa më shpjet të ligjit për dekriminalizimin, nga i cili sipas Bashës nuk do të shpëtojë asnjë.
Kryedemokrati tha më tej se dorëheqja e Sajmir Tahirit dhe Ilir Metës janë dy nga kërkesat e PD për daljen nga kriza ku gjendet vendi, ndërsa paralajmëroi se nëse kjo nuk ndodh, PD do të nisë protestat në të gjithë vendin.
10 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Basha: Kërkojmë dorëheqjen e Metës dhe Tahirit, ndryshe protesta në të gjithë vendin u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.