Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kuvend, Saimir Tahiri akuza PD: Bletë me toka në bregdet dëshminë e Dritan Zaganit

$
0
0

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku jane diskutuar dy projektligjet ne fushen e shendetesise, “Per Urdherin e Stomatologut” dhe “Per Urdhrin e Farmacisteve”./r/n/r/nMinister of Interior Saimir Tahiri, speaks during a parliamentary session.

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, në përgjigje të akuzave të opozitës në drejtim të tij, mbështetur në fjalët e ish-shefit të antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, ka kërkuar sot në Kuvend, nga ish-qeveritarët e djeshëm dhe opozitarët e sotëm t’i tregojnë se si ka mundësi që me VKM i kanë falur tokë në bregdet dhe objekt në Orikum Dritan Zaganit.

“Në ditët e fundit të qeverisjes, me vendim të Këshillit të Ministrave i keni falur tokë në bregdet dhe objekt në Orikum Dritan Zaganit, konkretisht salla ish-ekonomi ndihmëse në Orikum dhe tokë në bregdet. Për çfarë arsyeje e keni blerë këtë ish-polic që sot është në arrati për dekonspirim të operacioneve policore?” tha Tahiri.

Lidhur me akuzat e të ngritura nga kreu i grupit parlamentar i PD, Edi Paloka në drejtim të qeverise, Tahiri deklaroi se ndryshe nga qeveria që drejtoi për 8 vjet vendin, qeveria e majtë dhe kryeministri Edi Rama nuk i shmangen përgjegjësisë për asgjë.

“Ne votuam që një kolegut tonë t’i hiqet imuniteti dhe të hetohet për veprën penale që ka kryer, ndërkohë, që kur një deputet i juaji qëlloi me armë në mes të stadiumit, e fshehët. Për ne barazia para ligjit është kusht themelor për të qeverisur këtë vend”, tha Tahiri.

Gjatë gjithë kohës që ministri i brendshëm fliste, ka pasur reagime të ashpra nga deputetët e opozitës çka ka bërë që kyeparlamentari Ilir Meta të ndërpresë dy herë seancën.

Noka: Tahiri koka e trafikut te drogës, çojeni para drejtësisë

I ashpër ka qenë reagimi i deputetit demokrat, Flamur Noka pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, duke e akuzuar atë se është personi i vetëm përgjegjës pse vendi është kthyer në një Kolumbi të vogël në një vend të trafikut të drogës.

Noka ka akuzuar drejtpërdrejtë ministrin Tahiri për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike me avionë të vegjël, që nga rasti Riformato e deri të rasti më i fundit, i goditur ditën e sotme nga policia italiane.

Noka i është referuar raportit të DASH në kohën kur qeveriste PD, që e kishte nxjerrë Shqipërinë nga harta e trafikut të drogës, atje ku e futi sërish sipas tij Sajmir Tahiri. Noka ka deklaruar se Tahiri, jo vetëm duhet të dorëhiqet, por duhet të dalë përpara drejtësisë.

7 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Kuvend, Saimir Tahiri akuza PD: Bletë me toka në bregdet dëshminë e Dritan Zaganit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>