Një tjetër rasti i trafikut të drogës me avion të vogël nga Shqipëria në Itali është goditur nga policia italiane. Policia e Torinos ka arrestuar 4 persona, 2 shqiptarë dhe dy italianë, ndërsa ka sekuestrua 80 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.
Të arrestuarit janë:
1.Maksim Llanaj, datëlindja 1978, banues në Volpiano
2.Fitor Alliaj i njohur me nofkën “Vito”, datëlindja 1972, banues në Druento
3. Pasquale D’Ambrosio Pasquale, datëlidja 1957, i dënuar më parë, pronar i restorantit të njohur “La Noce”, në Lago Maggiore
4. Rosario Campisi, datëlindja 1955, banues në Borgosesia.

Operacioni është bërë i mundur në sajë të bashkëpunimit të policisë së Milanos me policinë a antidrogës në qytetin e Torinos të cilët kanë zbuluar avionin e lehtë që importonte drogën nga Shqipëria në Itali.
Avioni ishte modifikuar në mënyrë të tillë që të mund t’u shmangej kontrolleve doganore. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që zbulohet një rrjet i trafikut të drogës me avionë, pasi më 26 gusht u shkatërruar një rast i ngjashëm.
Policia italiane ka nisur hetimet për të verifikuar nëse ka anëtarë të tjerë të këtij trafiku ndërkombëtar si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri.
Sipas medieve italiane, një anëtar i rëndësishëm i kësaj organizate kriminale luante rolin e mbledhjes së lëndës narkotike, amballazhimit e transportimit të saj drejt një fushe nga ku nisej dhe avioni i vogël prej Shqipërisë drejt Italisë.
Në itenerarin e avionit ishte parashikuar një ndalesë teknike në provincën e Leces. Lënda narkotike ishte e destinuar për territorin e shitjes përreth provincës së Torinos, Vercellit e Biellës.
Sipas hetimeve të policisë italiane tentativa e parë e transportimit të rreth 80 kg marijuanë është bërë gjatë ditëve të para të muajit qershor. Më pas më datën 1 shtator është tentuar trasportimi pa sukses i rreth 120 kg marijuanë për shkak të një episodi të paparashikuar në pistën e fluturimit në provincën e Lecces.
7 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Itali, kapet avion i vogël me 80 kg drogë nga Shqipëria, 4 në pranga (Video) u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.