Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Kuvendi voton pro arrestimit të Prengës, Berisha: Sot ai është ulur në vendin e Ramës

$
0
0

KuvendKuvendi ka miratuar me 118 vota pro raportin e Këshillit të Mandateve duke dhënë autorizimin për arrestimin e Armando Prengës,  i përfshirë në konfliktin e armatosur të ditës së premte ku mbetën të plagosur 7 persona.

Seanca e parë e kuvendit për sesionin e ri parlamentar ka nisur mes debatesh të ashpra, pikërisht pasi në rend të ditës ishte edhe votimi për heqjen e imunitetit të deputetit socialist, Armand Prenga.

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka lëshuar një lumë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij e ka mbushur kuvendin me kriminelë. Sipas deputetit demokrat, Rama e përdori deputetin e tij si kamxhik ndaj deputetëve të opozitës sa herë që deshi.

“Sot Prenga është i ulur në karrigen kryesore të kuvendit, atë të Edi Ramës”, tha Berisha.

Rendi i ditës i seancës së sotme

  1. Shqyrtimi i njoftimit të Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë për
    arrestimin në flagrancë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Armando Prenga dhe i kërkesës për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga (nenet 13, 118 dhe 119 të Rregullores)
  2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë, 27.07.2015 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
  3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
  4. Miratimi i Programit të Punës të Kuvendit për periudhën 7 shtator – 5 nëntor 2015 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores)
  5. Miratimi i Kalendarit 3 javor ( 7 – 24 shtator 2015) të punimeve të Kuvendit (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores).

7 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Kuvendi voton pro arrestimit të Prengës, Berisha: Sot ai është ulur në vendin e Ramës u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>