
Aventura e Skënderbeut në Ligën e Kampioneve është mbyllur pas humbjes së thellë 4-1 me Dinamo Zagreb. Në ndeshjen e kthimit të turit “play off” të Championsit, korçarët janë dorëzuar përballë një kundërshtari të fortë dhe me përvojë.

Kroatët e kanë nisur mirë takimin, duke zhbllokuar rezultatin me golin e Soudanit me kokë në minutën e 9-të, i harruar në prapavijë nga mbrojtja korçare.

Pas një minute, Eskardinja barazon me portën bosh pas një devijimi të portierit vendas nga goditja e Latifit. Por Dinamo kalon sërish në epërsi këtë herë me Hoxhiç në minutën e 15-të, duke shfrytëzuar një gabim naiv të Skënderbeut.

Skuadra e Josës është tërhequr e gjitha në mbrojtje përballë presionit kundërshtar, ndonëse dy herë ka rrezikuar portën e Eduardos me goditjet e Shkëmbit dhe Lilajt nga larg. Me ndeshjen e parë në humbje 2-1, bardhekuqve u duhet një mrekulli pë t’u kualifikuar.

25 gusht 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Skënderbeu eliminohet nga Champions, Dinamo Zagreb fiton 4-1 në Kroaci (Foto) u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.