Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Tahiri: Shqiptarët ikin në Gjermani nga vendet fqinje, ku janë emigrantë

$
0
0

Ministri: Nuk ka vërshime nga kufijtë e Shqipërisë, do t’i kërkojmë shifra Gjermanisë

Mariglen Mullai

tahiri“Numri i shqiptarëve në 7 muajt e këtij viti nga pikat kufitare është rritur me 0.6%, në krahasim me një vit më parë, pra shifrat e deklaruara nga Gjermania nuk përputhen me numrin e shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga pikat tona kufitare”. Kjo ishte një ndër fjalitë kyçe të deklaratës së djeshme të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili njëlloj si Kryeministri dy ditë më parë, i mëshoi faktit se shumica e azilkërkuesve shqiptarë, nisen nga vendet fqinje, ku kanë qenë emigrantë. Ai shtoi se do t’i kërkonte Gjermanisë që të sillte shifrat e shqiptarëve nga Shqipëria, që kanë kërkuar azil atje. “Situata e ditëve të fundit përbën një shqetësim që nuk njeh as kufij shtetërorë e as mjaftohet me zgjidhje të pjesshme apo të izoluara, por kërkon mbi të gjitha një bashkim forcash dhe energjish nga të gjitha vendet e rajonit dhe të BE-së”-tha Tahiri. “Shumica dërrmuese e qytetarëve që kërkojnë azil janë shtetas shqiptarë me banim të përhershëm në një nga vendet e BE, pra emigrant shqiptarë me banim të përhershëm në një nga vendet e BE që shpërngulen nga ai vend për të kërkuar azil në Gjermani ose në një vend tjetër të BE”-tha ministri. Më tej, ai shtoi se “numri i shtetasve shqiptarë në 7 muajt e këtij viti nga pikat kufitare të shtetit tonë është rritur me 0.6% krahasuar me shifrat e një viti më parë, gjë që do të thotë se kërkesat për azil dhe shifrat e deklaruara nga Gjermania apo vendet e tjera të BE, nuk korrespondojnë kurrkund dhe nuk përputhen absolutisht fare me numrin e shtetasve shqiptarë që kanë dalë nga pikat tona kufitare”. Ai shtoi se Ministria e Brendshme ishte në kontakt permanent me të gjithë autoritetet e vendeve fqinjë dhe më të gjithë partnerët në BE dhe se janë marrë masa në kufij. “Dhe në vijim të këtij shqetësimi është edhe çështja e azilkërkuesve të parregullt për të cilët kemi punuar dhe vijojmë koordinimin me partnerët, ashtu siç vijojmë zbatimin e një plani rigoroz për të parandaluar dhe për të frenuar në maksimum mundësinë që shtetas shqiptarë të largohen nga vendi për të kërkuar në mënyrë të parregullt azil, në vendet e BE-së dhe veçanërisht në Gjermani. Dëshiroj, më së pari, ta shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë thirrje opozitës që të përmbahet nga çdo lloj keqpërdorimi politik dhe abuziv”, -tha ministri. Deklaratat e opozitës ai i cilësoi si keqinterpretim, shpifje, abuzim, keqpërdorim dhe politizim deri dhe te dramat dhe fatkeqësitë e qytetarëve. “Në qoftë se opozita në vendin tonë e ka tepër të vështirë të bashkëpunojë me qeverinë, atëherë të përmbahet nga politizimi i panevojshëm që nuk ndihmon askënd”,-komentoi Tahiri. Në lidhje me masat, ai tha se është hartuar dhe po zbatohet një plan i veçantë masash në pikat e kalimit kufitar, duke respektuar në mënyrë rigoroze kërkesat e BE-së dhe rregullat e lëvizjes së lirë të shtetasve në hapësirën ‘Shengen’, duke përmendur edhe oficerë të policisë gjermane, të cilët po bashkëpunojnë me oficerët e policisë shqiptare në kufi. “Si pasojë e kërkesave rigoroze për respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Shengen, është rritur ndjeshëm numri i personave që u është refuzuar dalja nga vendi ynë, për shkak se nuk kanë plotësuar kërkesat e BE-së lidhur me lëvizjen e lirë në zonën ‘Shengen’”, -tha ministri. Tahiri tha gjithashtu se “i kemi kërkuar palës gjermane që të ndajë me ne të dhëna të plota në lidhje me vend-origjinën dhe nisjen, itinerarin, rrugën, pikënisjen e të gjithë shtetasve që kërkojnë azil në mënyrë të paligjshme në Gjermani, të dhëna që nuk na janë vënë ende në dispozicion në mënyrë që të bënim një adresim më konkrete dhe një analizë më konkrete të kësaj situate”. Tahiri shtoi se në bashkëpunim me partnerët, janë kryer disa operacione policore dhe hetime të thelluara për goditjen e rrjeteve të organizuara, të cilat, nën petkun e agjencive të udhëtimit apo agjencive turistike kanë kërkuar të abuzojnë me qytetarët, nëpërmjet mashtrimit me idenë e azilit ekonomik në vendet e BE-së dhe veçanërisht në Gjermani.

Ky shkrim Tahiri: Shqiptarët ikin në Gjermani nga vendet fqinje, ku janë emigrantë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>