Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Bashkia prezanton masat kundër ‘zhulit’: 200 mijë lekë gjobë kush urinon në rrugë

$
0
0

veliaj bashkoiKryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka prezantuar sot 7 penalitetet që do të ndërmerren nga ana e bashkisë në kuadër të mbajtjes pastër të qytetit. Duke folur para 24 administratorëve të qytetit, Veliaj tha se do të ketë masa konkrete me anë të gjobave për cilindo qytetar që ndot apo dëmton qytetin në kurriz të qytetarëve të tjerë që e duan qytetin dhe e mbajnë pastër atë.

7 masat penalizuese të prezantuara nga Veliaj
1. Hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontejnerëve, me 50 mijë lekë gjobë.
2. Kryerja e punimeve pa leje do të gjobitet 5 milionë lekë, dhe shkelësi do të marrë përsipër shpenzimet e prishjes dhe kthimit në gjendjen e mëparshme.
3. Shfrytëzimi i paligjshëm i hapësirave publike, 200 mijë lekë gjobë, dhe 3 mijë lekë për çdo metër katror që dikush ia ka marrë publikut.
4. Vandalizmi me pronën publike, dëmtimet, vjedhja e pusetave, dëmtimi i shtyllave të tensionit, urinimi në ambiente publike apo hedhja e pështymës në rrugë do të gjobiten me 200 mijë lekë gjobë.
5. Ndotja e rrugëve nga automjetet e rënda do të gjobitet me 100 mijë lekë për mjet.
7. Djegia, dëmtimi apo vjedhja e kontejnerëve të plehrave do të dënohet me 200 mijë lekë gjobë për çdo kontejner.
8. Ndotja dhe mospastrimi i ambientit pas aktivitetit tregtar, 50 mijë lekë gjobë.

25 gusht 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Bashkia prezanton masat kundër ‘zhulit’: 200 mijë lekë gjobë kush urinon në rrugë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>