Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Masakra e Palasës, gjykata lë në burg Jorgo Zanin

$
0
0

Jorgo-ZaniGjykata e Vlorës ka dhënë masën arrest me burg për Jorgo Zanin, i cili vrau në mënyrë makabre të miturin, duke i prerë kokën.

Seanca gjyqësore ka zgjatur rreth 25 minuta, ndërsa mësohet se Zani gjatë gjithë seancës e ka mbajtur kokën ulur. Ai akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij 12-vjeçar.

Jorgo Zani, i cili ka pasur probleme mendore dhe ka qenë i shtruar disa herë në spitalin psikiatrik, ka masakruar të miturin Andrea Zani, banues në Greqi.

12-vjeçari kishte shkuar për vizitë tek gjyshja e tij në Palasë dhe për arsye që janë akoma të paqarta, policia e ka gjetur trupin e pajetë të tij në anë të rrugës.

19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748