Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Dibër, babai përdhunon vajzën e tij të mitur

$
0
0

abuzim seksualBabai ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15 vjeçe. Kjo ngjarje e tmerrshme është shënuar në Dibër, ndërsa 46 vjeçari është arrestuar pas 12 orëve kërkimesh nga policia.

Policia ka konstatuar se E.P,  15 vjeçe ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe ndodhej tek banesa e xhaxhait të saj. Nga veprimet paraprake Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër kanë konstatuar se kishin të bënin me një rast të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini. Ndodhur në këto kushte shtetasja E.P është shoqëruar në komisariatin e policisë Dibër ku në prani të psikologut, prokurorit dhe të njerkës së saj është marrë në pyetje ku ka rezultuar se:

“Më datën 18.08.2016 rreth orës 11:00, poshtë fshatit në një vend të pyllëzuar shtetasi Guri Përgjegji i cili është edhe babai biologjik i saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe është larguar menjëherë në drejtim të pyllit”.

Policia, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative në orët e para të mëngjesit kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij. Guri Përgjegji, 46 vjeç akuzohet për ‘Kryerje të marrëdhënie seksuale në gjini”.

Kapja e tij u bë në një banesë të pabanuar të fshatit. Ekspertiza mjeko- ligjore paraprakisht ka konfirmuar kryerjen e kësaj vepre penale. Të gjitha veprimet e para hetimore janë kryer nën kryesimin e prokurorit .

19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748