Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Vdekja e shqiptarit, “Ekathimerini”: Zyrtarët shqiptarë kërkojnë hetim për ngjarjen

$
0
0

CaptureGazeta greke “Ekathimerini” i ka kushtuar një artikull vdekjes së shqiptarit Pëllumb Marknikollaj, ku theksohet se zyrtarët shqiptarë kanë kërkuar që të hetohet në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Madje, në artikull thuhet se kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Vdekja e një shtetasi shqiptar në një rajon police në Athinë, po kërcënon që të shkaktojë një tendosje të marrëdhënieve dy palëshe, pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti Bujar Nishani kanë bërë thirrje që të bëhet një hetim i plotë nga autoritetet greke.

Sipas autoriteteve greke, 29-vjeçari Pëllumb Marnikollaj, i cili ishte dënuar me tetë vite burg për grabitje, u hodh nga dritarja e stacionit të policisë, kur iu bë e ditur se mund të përballej me akuza të tjera”, shkruan gazeta greke.

Më tej në artikull shtohet: “Sipas të afërmve të viktimës dhe mediave në Shqipëri, policia po mbulon torturat dhe vrasjen e Marknikollajt dhe i kanë kërkuar qeverisë së tyre që të sigurojë një hetim të plotë për rastin”.

19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748