Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Akuzat e PD-së, Tahiri: Mjaft baltës, po luftojmë kriminalitetin

$
0
0

Saimir-TahiriMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se Policia e Shtetit nuk do ta ndalë luftën e saj kundër infomalitetit dhe kriminalitetit. I pranishëm në panairin, “Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit” në Vlorë, ai tha se se 99% e qytetarëve shqiptarë e respektopjnë ligjin dhe i bëri thirrje opozitës të pushojë së hedhuri baltë ndaj punës së policisë.

“Policia e Shtetit është gjithnjë në shërbim të qytetarëve. Policia do të vazhdojë të luftojë infomalitetin dhe kriminalitetin. Kjo është Policia e Shtetit që ne duam, mjaft akuzave dhe baltës”, shtoi ai duke iu kundërpërgjigjur akuzave të fundit të Partisë Demokratike, e cila ditët e fundit po denoncon me emra të gjithë shefat e policisë që sipas saj menaxhojnë mbjelljen e kanabisit në vend.

Sipas Tahirit,  pjesa më e madhe e qyterarëve janë pro sigurisë dhe shtetit ligjor. “Të gjithë bashkë duhet t’i bëjmë qytetet më të sigurta. 99% e qytetarëve shqiptarë e respektojnë ligjin”.

Duke nisur nga sot, Policia e Shtetit do zhvillojë për 5 ditë në jug të vendit një aktivitet me qëllim hapjen e policisë me publikun. Në qytetin bregdetar të Vlorës do të çelet panairi “Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit’’, një bashkëpunim i Ministrisë së Punëve të Brendshme me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në kuadër të rritjes së bashkëpunimit të policisë me publikun, në këtë panair qytetarët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me të gjithë potencialin e Policisë së Shtetit, detyrat dhe misionin e saj. Në stenda do të jenë të ekspozuara pajisje të Repartit të Forcave Speciale RENEA ( Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur), FNSH (Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë) si dhe Salla e Lëvizshme e Komandimit.

Në stendat e tjera do të jetë Policia Rrugore, ajo e Hetimit të Krimit dhe Policisë Shkencore, e Sigurisë Publike (Zyrat e Shërbimit Qytetar, Shqiponjat), stenda e Kufirit dhe Migracionit si dhe ajo e Akademisë së Sigurisë.

Në qytetin bregdetar të Vlorës panairi do të qëndrojë i hapur për dy ditë, në datat 19 dhe 20 Gusht, nga ora 17.00 deri në orën 24.00, pranë Sheshit Pavarësia.

Panairi “Ditë e Hapur me Policinë e Shtetit”, ditën e diel, në datën 21 gusht, do të jetë në qytetin e Himarës për të vijuar ditën e martë në datën 23 Gusht në Sarandë te shëtitorja.

19 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>