Sot është prezantuar Master Plani i Gazit për Shqipërinë dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri tha se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë që do merren disa qeveri. Nga ky projekt madhor, do të përfitojnë disa zona si Ballshi, Fieri dhe Patosi.
“Në masterplan është identifikuar zona e parë përfituese e gazit në Shqipëri që do të jetë zona e Ballshit, Fierit, Patosit. Masterplani i gazit është një projekt afatgjatë që mund të zgjasin 20-30 vjet, dhe që do merren disa qeveri dhe ky masterplan do të kthehet në zbatim planesh të detajuara. Duhet të shfrytëzohen burimet e gazit që ka Shqipëria. Ka interes në rritje për naftë e gaz në vendin tonë.
Një projekt tjetër imediat është vënia në punë e termocentralit të Vlorës, një projekt i dështuar sepse mbeti një projekt fantazmë që ha paratë e popullit. Varianti i dytë do të ishte lidhja me tubacionin e gazit, po bëhet fizibilitetit deri në TEC-in e Fierit dhe po shikohet mundësia e PPP për ta bërë këtë termocentrale në punë. Në vitet në vijomë ky termocentral do të vihet në punë”, tha Gjiknuri.
6 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)