Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Haxhinasto: Aksidentet me vdekshmëri janë ulur me 20%

$
0
0

Screenshot_1-14-655x356Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto u shpreh sot se masat e marra nga qeveria kundër informalitetit në transportin rrugor kanë rritur ndjeshëm sigurinë rrugore. Sipas tij janë ulur me 20% numri i aksidenteve me vdekshmëri dhe se ky ka qenë objektivi i qeverisë kur ka ardhur në pushtet.

Në konferencën “Standardet e sigurisë rrugore në Bashkimin Europian, pikë referimi për Shqipërinë”, që po zhvillon punimet në Tiranë, Haxhinasto theksoi se ndërhyrjet në Kodin Rrugor forcuan masat por edhe përmirësuan sjelljen e qytetarëve në rrugë. Lidhur me ndërhyrjet e bëra nga MTI, Haxhinasto u ndal tek disa prej tyre, si ndërhyrjet për patentat, perfeksionimin e sistemit të patentimit, apo masa të tjera për shërbime më të mira në këtë fushë.

“Në janar të 2014 u bë një plan kombëtar i cili vuri objektiv shumë ambicioz të cilin e realizoi që ishte brenda vitit të parë, në 2014 të ulet me 20% numrin e aksidenteve me vdekshmëri dhe aksidenteve të rënda, dhe e realizoi, madje e tejkaloi.

Çështja e gjobës është një zgjedhje që bën çdo individ. Ata që zgjedhin mos ta shkelin rregullin sigurisht që kjo nuk i prek as xhepin,  ata që shkelin rregulla do të kenë pasoja sepse nuk lidhen pasojat vetëm me ta por edhe me jetën e njerëzve. Unë nuk shoh më qe të futen me dritë të kuqe, që ka qenë një sport i këndshëm para rritjes së gjobave. Çështja tjetër e rëndësishme është çështja e përdorimit të rrugës si aset. Rruga është aset kombëtar dhe të gjithë qytetarët presin që shërbimi te jetë më i lartë i mundshëm, por nuk mund të përdoret rruga për interes personal. E kam fjalën këtu për ata që bëjnë ndërhyrje të paautorizuara. Infrastruktura rrugore në vend është aset kombëtar, pasi është ndërtuar me kontributin e të gjithë qytetarëve”, tha Haxhinasto.

Ministri po ashtu bëri të ditur se në rrugë është bërë një investim i jashtëzakonshëm. “Rreth 3.7 miliardë dollarë janë investuar në vitet e fundit në sistemin rrugor. Në disa akset rrugore është ndërhyrë duke përmirësuar sinjalistika. Konkretisht, në akset Rrogozhinë-Butrint-Qafa e Llogarasë dhe Tiranë-Kashar-Rinas. Po punohet në segmentet Rrogozhinë-Elbasan-Qafë Thanë-Kapshticë dhe Fushë Krujë-Shkodër-Hani i Hotit-Muriqan”, përfundoi ministri.

6 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>