Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Babai i Sadikut rrëfen rrugëtimin e të birit: Emri i tij, nga Maradona

$
0
0

Rrëfimi

Nëna e sulmuesit vjen nga fisi i Xhakajve në Kosovë, lidhje e afërt me dy vëllezërit 

babai i SadikutKa ngjallur emocione të papërshkueshme goli i Armando Sadikut në familjen e tij. Babai i sulmuesit të kombëtares kuqezi thotë se i biri diti t’ia shpërblente besimin trajnerit, por edhe bëri krenar të gjithë kombin shqiptar. Armando Sadiku, sulmuesi i kombëtares, i riu që e nis nga lagjja e tij në Fushëmbret, me shumë sakrifica, duke shpërthyer në Zvicër, përfaqëson Elbasanin në formacionin kuqezi të Europianit 2016. Asgjë nuk duket rastësore në lidhje me futbollin në familjen e tij. Nëna, Fatmira vjen nga fisi i Xhakajve në Kosovë (me lidhje të afërt me dy vëllezërit Xhaka) dhe babai Durimi, ish-futbollist, trajneri i parë i tij dhe nxitësi më i madh në rrugëtimin deri në Europian.

UEFA në shqip: Ti Shqipëri më jep nder!

Faqja zyrtare e UEFA EURO në rrjetin social Facebook ka përshëndetur shqiptarët me shprehjen e njohur naimiane, ‘Ti Shqipëri më jep nder’. “Ata ende bërtasin, Ti Shqipëri më jep nder”, shkruan UEFA, duke sjellë një set fotografik me tifozët

Babai i Armando Sadikut, golashënuesi që i dha trepikëshin kombëtares sonë, rrëfen ankthin para ndeshjes me Rumaninë. Durim Sadiku thotë se derisa filloi ndeshja, nuk e dinin nëse trajneri i kuqezinjve do t’i besonte sërish të birit, duke e aktivizuar në fushë, çka sulmuesi ia shpërbleu më së miri me gol. “Kjo ka qenë dhe një nga dëshirat e djalit tim, të shënonte që ta nderonte dhe ta justifikonte besimin që i dha trajneri që e aktivizoi dhe e vuri titullar. Nuk është e lehtë të jesh titullar në sulmin që ka prezent trajneri De Biazi, Shqipëria luan me një sulmues. Është e vështirë, por djali im me punë dhe shyqyr Zotit shënoi dhe atë golin dhe nderoi të gjithë tifozët, gjithë Shqipërinë”, tha i ati. Me profesion mësues i Edukimit Fizik, babai i sulmuesit kuqezi Sadiku, rrëfen se emocionet e çastit të golit ishin të paimagjinueshme. “Kur e pamë që ishte dhe djali ynë në formacion kishim emocione të papara. Pastaj emocionet erdhën duke u shtuar, kur u shënua dhe goli ishin emocione të paparashikuara, komplet si familje kemi fluturuar në ajër, në qiellin e shtatë”, shprehet ai. Ai shpjegon se ka pasur dhe ka një lidhje të veçantë me futbollin. “Kam luajtur për 5 vjet me para të rinjtë dhe të rinjtë e Elbasanit. Nëse fëmija im do të ishte djalë, e kishte një emër dhe do të quhej Armando si Diego Armando Maradona dhe nëse do të bëhej futbollist do të mbante numrin 10. Armando është angazhuar në moshën 8-vjeçare në futboll. Fillimisht në lagje e më pas tek fushat e ‘Sportit të Vjetër’ me një trajner tjetër në muajt e parë, e më pas në ekipin tim të sapohapur. Armandi shquhej për teknikë dhe llogariste gjithçka në fushë. Fillimet ishin shumë të vështira dhe të gjitha ekipet e tjera të moshave na rrihnin me rezultat të thellë. Pas 3 muajsh u kthye loja e filluam t’i rrihnim ne me po të njëjtin rezultat”, rrëfen Durimi për të bërin.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>