Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

“Ça bon 2”, arrestohen 22 shqiptarë për grabitje dhe trafik droge

$
0
0

10-090233-21-99Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka arrestuar 22 shqiptarë, të akuzuar si anëtarë të një bande kriminale që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike dhe grabitjeve me armë.213Në aksion kanë marrë pjesë mbi 100 forca të policisë nga Ancona, Cuneo, Padova, Prato e Viterbo.36

Grupi kriminal operonte në Itali prej shumë vitesh dhe operonte në zona si Torvaianica, Pomezia dhe Ardea.  Gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 350 kg marijuanë,  500 gram kokainë, 2 pistoleta e të tjerë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 350 kg marijuanë, 500 gramë kokainë, 2 pistoleta me numër serie të fshirë si dhe 2 pistoleta të tjera të importuara në mënyrë klandestine në territorin italian.

Operacioni “Ça bon 2” është faza e dytë e operacionit “Ca bon” nisur më vitin 2014 i cili çoi në arrestimin e 5 shtetasve shqiptarë si dhe sekuestrimin e 800 kg marijuanë e importuar nga Shqipëria duke e fshehur në brendësi të një blloku çimentoje të transportuar më traget drejt Italisë.

Arresti22 personat e arrestuar sot, janë shtetas shqiptarë e italianë të njohur nga forcat italiane të rendit, e anëtarë të dy grupeve kriminale. Grupi i parë përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë rezidentë prej disa vitesh në Itali, e që merrej kryesisht me importimin e lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas përgjimeve telefonike të policisë italiane, trafikantët përdornin mesazhe në kod për të komunikuar mes tyre. Droga quhej “kuti boje”, “vajza”, “makina”, ndërsa parat për blerjen e saj quheshin në kod “dokumente” apo procesi i shkëmbimit të mallit “takim për një kafe”.

10 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>