Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

“Euro 2016”: Ceremonia e hapjes, mes spektaklit dhe muzikës

$
0
0

StadiumiStadiumi “Stade de France” do të mirëpresë koreografi, balerina dhe surpriza të tjera

SIGURIA – Më shumë se 90.000 efektivë policie, ushtarë dhe agjentë privatë të sigurisë janë angazhuar për këtë eveniment

Vetëm pak orë na ndajnë nga fillimi i Europianit 2016 dhe si në çdo veprimtari prestigjioze ndërkombëtare, surprizat nuk do të mungojnë. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në stadiumin “Stade de France”, përpara ndeshjes së parë mes Francës dhe Rumanisë, e vlefshme për Grupin A, ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Zvicrën që do të ndeshen nesër në orën 15:00. Sipas organizatorëve, do të jetë një spektakël festiv, që do të shndërrohet në një koreografi në masë. Një vendtakim me identitetin francez. Stadiumi në qendër të Parisit do të mirëpresë 24 përfaqësueset pjesëmarrëse në këtë ngjarje. Fusha do të shndërrohet në një “Kopsht francez”, me kërcimtarët që do të performojnë rreth një karoseli, duke bashkuar tingujt e muzikës klasike vendase, me ritmet moderne. Koreografia gjigante do të vazhdojë e frymëzuar nga kultura popullore franceze, e simbolizuar nga personazhe festivë ekstravagantë, kostume shumëngjyrëshe dhe rreth 150 balerina të “Cancan”. Më pas karoseli do të hapet, duke nxjerrë në skenë ‘DJ’ e famshëm francez, David Guetta, i cili për këngën zyrtare do të ketë përkrah këngëtaren suedeze, Zara Larsson. Performanca muzikore, në të cilën do të përfshihet edhe publiku, do të mbyllet me shpalosjen në tribuna të flamujve të 24 vendeve pjesëmarrëse. Në fund të ceremonisë është parashikuar edhe prezenca e “Patrullës së Francës” për një demonstrim akrobatik të Forcave Ajrore Franceze, të cilat do të fluturojnë mbi stadium, duke lënë në qiej ngjyrat e flamurit francez. Në fund, Garda e Republikës dhe kori i Shkollës Franceze të Radios, do të performojnë himnet e Rumanisë dhe Francës, duke i lënë vendin shkelmimit të parë të topit për “Euro 2016”. Një spektakël i garantuar, që sigurisht nuk do të mungojë as në fushat e futbollit në të gjitha 51 ndeshjet e veprimtarisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>