Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka firmosur sot marrëveshjen për ndërtimin e Portit të Jahteve në Shëngjin. Gjatë fjalës së tij, ministri tha se porti do të sjellë zhvillim për turizmin. “ Do ketë një kapacitet prej 200 jahtesh. Presim te përfundojë brenda 12 muajsh”, tha ministri.
Në lidhje me kërkesën e SGS, Ministri tha se nuk përjashtohet mundësia edhe e refuzimit të kërkesës në shtator për rritje të tarifës. “Ndërkohë për rrugën e Kombit shpresojmë të kemi një ofertë fitues. Koncensionari do ketë detyrime për të përfunduar rrugën”, tha Haxhinasto.
10 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)