Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Tiranë, vëllai vret vëllain me armë gjahu për çështje prone

$
0
0

Policia-makina-600x346_1Një krim i rëndë ka ndodhur sot pasdite në Tiranë, ku vëllai ka vrarë vëllain me armë gjahu dhe plagos nënën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Valiasit dhe autori është vetëdorëzuar.

Nga ana e punonjësve të policisë është bërë  arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar për këtë ngjarje kriminale shtetasi Afrim Kallari, 43 vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij me arme gjahu, çifte, E.Kallari 36 vjeç.

Gjithashtu nga ky konflikt dyshohet të jetë plagosur në këmbë e nëna e tyre, B. Kallari.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë gjahu,çifte, e përdorur nga autori për kryerjen e veprës penale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij konflikti është një çështje pronësie.

2 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>