Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

“Rroshi”, Blushi: E turpshme që e mbrojtët. Tahiri: Ti nuk je socialist!

$
0
0

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar pa pranine e opozites shtyrja e reformes territoriale deri ne 31 korrik.

Deputeti socialist, Ben Blushi ka shpërthyer në akuza të ashpra në drejtim të qeverisë dhe të gjithë deputetëve socialistë, të vetmit të pranishëm në sallën e kuvendit gjatë seancës së sotme për shkak të bojkotit të opozitës, lidhur me çështjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit.

Duke e cilësuar Rroshin si modelin e degradimit politik dhe standardin ku sipas tij ka përfunduar rilindja, Blushi akuzoi përfaqësuesit e qeverisë dhe deputetët e majtë se duke marrë në mbrojtje një njëri si Elvis Rroshi po ju thonë njerëzve se vetëm duke qenë kriminel, përdhunues, shkelës i ligjit mund të bësh karrierë, mund të bëhesh edhe kryetar bashkie.

“Elvis Rroshi është dëshmi e degradimit politik. E morëm dhe e bëmë ajkën e shoqërisë, e bëmë kryetar bashkie.  Nuk ka intelektualë, poetë, inxhinierë, por ka përdhunues që duhet të zgjidhen kryetarë bashkie. Në Itali e dënuan, ne e zgjodhëm kryetar bashkie.

Dikush këtu mendon se ky djalë kapërceu dallgët e përdhunimit për të krijuar jetën e vet. Kapërceu detin, erdhi këtu, gjeti një shok që e bëri kryetar bashkie. Çështja nuk është se çfarë ka bërë kryetari i bashkisë. Çështja është çfarë debati po i ngrihet Shqipërisë sonë nga mbytja  e këtij modeli. Ju që e mbroni si model, çfarë i thonë shoqërisë: që duhet të jesh dënuar për të marrë një detyrë publike, të jesh kriminel?

Një parti del në protestë për të mbrojtur një njeri që është në konflikt me ligjin. Me kë jeni ju, me ligjin apo njeriun? Akoma më e rëndë kur dëgjoj ca njerëz nga qeveria kur thonë: pse duhet të iki ky, ky po punon? Nëse një qytet e ka më të shtrenjtë një shatërvan se ligji ky është fundi i tij. Kavaja është e detyruar të mbrohet nga këta, del në protestë më dhunë. Një shoqëri ndërtohet mbi modele, jo mbi një shatërvan.

Çfarë u thoni ju fëmijëve duke mbrojtur këtë njëri; që mund të bësh karrierë duke ardhur nga përdhunimi? Nuk mund ta bëni këtë në emër të Shqipërisë, shoqërisë, as partisë’ po e bëni në emër të shokut të kryetarit të partisë”, tha Blushi.

Tahiri: Nga ky nuk e prisnim Blush, ti nuk je socialist!

Por ka reaguar menjëherë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në fjalën e mbajtur në parlament i është kundërpërgjigjur deklaratës së deputetit socialist Ben Blushi. Tahiri deklaroi se ai është akuzuar pafund nga Sali Berisha, por sipas tij komentet e Blushit nuk i priste.

“Unë hyj te ata që jam akuzuar nga opozita nga Berisha pafundësisht dhe Blush i kemi ndarë edhe bashkë shqetësimet. Kam dëgjuar që jam i lidhur me drogën, me lloj-lloj krimineli, kam dëgjuar se jam mafioz se drejtoj trafikun e drogës.

Kjo është e fundit që do të doja të dëgjoja nga ti Blush. Dhe të thuash se nuk jam socialist se ata mbrojnë kriminel, kjo më fyen. Kush mbron banditët këtu? Unë, Pandi, Erioni, Bashkimi e shumë të tjerë që nuk po i përmend.

E çfarë i themi qytetarëve kështu? Se në parlament mund të akuzojmë këdo, të bësh gjyqtarin dhe prokurorin. Unë pres që në këtë parlament të gjykohemi secili për vete dhe më pas kolektivisht. Ky parlament është ngritur pas një rrënoje morale të dy dekadave. Ti Blush the se nuk je më socialist se mbron bandat, kjo është çështja jote. Edhe unë them që ti nuk je më socialist”, deklaroi Tahiri.

2 qershor 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>