Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Veliaj: Ndërtime tek diga e Liqenit nuk do të ketë, pikë!

$
0
0

VeliajKryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka premtuar se gropa e hapur për pallate shumë katëshe tek diga e Liqenit do të mbyllet dhe nuk do të bëhet asnjë ndërtim në të ardhmen.

Gjatë një dëgjese publike me banorë të njësisë numër 5 për sheshin “Skënderbej”, Veliaj tha se pavarësisht nga vullneti i opozitës dhe ndihma e gjykatave për të vijuar ndërtimet në atë zonë, bashkia nuk do të lejojë vendosjen e asnjë tulle apo betoni.

“Aseti numër një për ne, janë njerëzit dhe jo fitimet. Ndërtime tek diga nuk do të ketë më. Pikë. Nuk më intereson fare se çfarë mund të gatuajë një gjykatë, se sa mund të tundohet një gjyqtar, – u shpreh kryebashkiaku i Tiranës. – Terrenet do të jenë në funksion të qytetarëve. Do të jemi këtu atë ditë, ku jo vetëm gropa te diga do të mbyllet, por do të nisë ndertimi i terreneve sportive për fëmijët e qytetarët”.

Veliaj po ashtu shtoi se projekti për sheshin “Skënderbej” do të jetë i shkëlqyer. “Ky nuk është një projekt me llaç e me tulla, por një projekt për të krijuar komunitet, – vijoi ai. – Do t’i mbajmë të gjitha premtimet e bëra. U zgjodhëm për të ndërtuar dhe jo për të shkatërruar. Ne po punojmë dhe po bëjmë shumë investime. Por kemi akoma shumë punë për të bërë. Bashkia do t’i mbajë të gjitha premtimet”.

17 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>