Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Pronat, afat deri më 23 maj për të kërkuar kthim dhe kompensim

$
0
0

Sonila QatoAgjencia e trajtimit të pronave ka bërë me dije se pronarët shpronësuar nga regjimi komunist, të cilët nuk kanë bërë ende kërkesë për kthimin e pronës kanë afat deri në datën 23 maj, ndryshe e humbasin përfundimisht pronën.

“Të gjitha strukturat e agjencisë janë vënë në dispozicion të qytetarëve për të pritur të gjitha kërkesat e reja për njohje pronësie të cilat duhet të depozitohen deri në ditën e hënë datë 23 maj të këtij viti, afat ky i cili i bazuar në ligjin e ri është përfundimtar”, u shpreh drejtoresha e Agjencisë, Sonila Qato.

Pronarët duhet të paraqesin vetëm dy dokumente për pronën që pretendojnë, pozicionimin hartografik të saj dhe një dokument arkivor të njohur zyrtarisht.

“Është agjencia e re e trajtimit të pronës ajo që do të bëjë çdo verifikim dhe hetim administrativ të kërkesave duke i hequr pronarit këtë barrë të rëndë burokratike, e cila e ka dëmtuar këtë proces”, tha Qato.

Qato tha se ka nisur gjithashtu shqyrtimi 8600 dosjeve të mbetura prej vitesh pa vendimmarrje.

“Për 510 dosjet e para ka nisur procesi i verifikimit konfirmimit dhe hetimit administrativ në përfundim të të cilit agjencia do të dalë me vendimmarrjet e para për njohjen e pronave”, tha Qato.

17 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>