Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Eliminimi i shqiptarit, bariu: S’jam autori, kokën e morën vrasësit

$
0
0

shqiptari-3Autori i vrasjes së shqiptarët që u gjet më kokë të prerë në Greqi, dyshohet të jetë një bashkatdhetar.  Policia fqinje raporton se është drejt zbardhjes së krimit makabër dhe se ka shoqëruar një bari me origjinë shqiptare. Sipas gazetës greke “Tovima”, identifikimi i të dyshuarit për vrasje vjen pas analizimit të thirrjeve telefonike të viktimës dhe informacioneve shtesë.

Mendohet se bariu shqiptar ka bashkëpunuar edhe me dy persona të tjerë për të kryer vrasjen e Bledar Terpollarit. Sipas gazetës, një shqiptar ka pohuar në polici se 26-vjeçari është vrarë për trafik droge.

Përpara organit të akuzës ai ka thënë se nuk është i përfshirë në vrasjen e Terpollarit. Ai akuzon dy persona të tjerë më origjinë shqiptare, duke thënë se njeri prej tyre ndodhet në Athinë dhe tjetri në Shqipëri. Ai ka përforcuar pistën e hetimit për policinë, i cili tha se i riu është vrarë për trafik droge.

“Nuk jam unë vrasësi, por dy shqiptarë të tjerë. Kokën e prerë e kanë ata”, ka thënë në polici bariu. Megjithatë, hetimet janë duke vazhduar intensivisht për të zbuluar plotësisht ngjarjen dhe motivin e saktë të vrasjes.

17 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>