Policia shkon ta arrestojë, arratiset Klement Balili. Të afërmit e Balilit thanë për policinë se nuk e di se ku ndodhet ai.
Banesa e të akuzuarit për trafik ndërkombëtar të drogës, ndodhet në fshatin Stjar të Delvinës. Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndërkohë në Tiranë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi autoriteteve greke t’i përcjellin materialet hetimore ndaj Klement Balilit, ish-drejtor i Transporteve për Sarandën, pasi nga përgjimet e kryera për llogari të Greqisë nuk del asnjë e dhënë kompromentuese kundër tij, që do t’i hapte rrugë arrestimit të tij në Shqipëri.
13 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)