Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Prokuroria, hetim protestës së Bashkisë së Tiranës

$
0
0

vendimiProkuroria e Tiranës ka nisur procedim penal për protestën e dy ditëve më parë të organizuar nga Bashkia e kryeqytetit pranë selisë së Gjykatës Administrative.

Përmes një njoftimi zyrtar bëhet e ditur se, organi i akuzës e ka ndërmarrë nismën e tij për veprat penale “organizim të manifestimit të paligjshëm” dhe “kanosje e fyerje ndaj gjyqtarëve”.

Sipas njoftimit, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve filmike të protestës së 11 majit, të transmetuara në televizione.

Përmes protestës, e drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, kërkohej dorëheqja e trupit gjykues që ishte caktuar për të gjykuar çështjen e lejes së ndërtimit dhënë për kompaninë “Gener 2”, për ndërtimin e një godinë 17-katëshe në vendin përballë digës së liqenit artificial në Tiranë.

13 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)/ Top Channel


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748