Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Akuzat ndaj Xhelilit, dëshmia në polici: Vajzën e njoh, më ka provokuar disa herë

$
0
0

Xhelili i PeshkopisePas video-skandalit ë kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, i cili është shkarkuar nga detyra dhe është shoqëruar në polici, sot në mesditë është marrë në pyetje edhe vajza 20-vjeçare, protagoniste në këtë çështje.

Mësohet se 20-vjeçarja, me inicialet A.A., u ka qëndruar deklarimeve të bëra në emisionin investigativ ku u publikua videoja. Sipas burimeve të bashkisë, ajo është me arsim të mesëm dhe se është parë disa herë në zyrën e kryebashkiakut të Dibrës.

Më herët, ish-kryebashkiaku i Dibrës ka pranuar në polici se e njihte vajzën prej një viti dhe sipas tij ai është provokuar disa herë nga ajo.

Megjithatë, Xhelili do të procedohet në gjendje të lirë me akuzën “marrëdhënie seksuale, duke shpërdoruar detyrën”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim detyre”.

Xhelili e ka quajtur inskenim videon, ndërkohë që është pyetur në pani të avokatit të tij.

“E njoh vajzën prej një viti, ka 3 muaj e punësuar. Ngjarja është inskenim. Vajza më ka provokuar disa herë. Ka ardhur disa herë në zyrën time”, – ka dëshmuar në polici Xhelili. Ndërkohë Prokuoria e Dibrës ka shkuar në zyrën e ish-kryebashkiakut për të verifikuar materialet e punësimit të vajzës 20-vjeçare dhe praktikën e emërimit të denoncueses.

Xhelili u shoqërua në Policinë e Dibrës sot për të dhënë shpjegimet e tij në lidhje me video-skandalin e publikuar dje në media, ku i kërkonte favore seksuale një vajze 20-vjeçare në këmbim të vendit të punës.

13 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>