Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Deklarata për armatosjen e popullit, PS padit ish-kryeministrin Berisha

$
0
0

Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kercenimet ndaj kandidatit per rektor ne Universitetin e Tiranes, Mynyr Koni./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.Partia Socialiste ka ngritur padi ndaj ish-kryeministri Sali Berisha. Padia është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme. Kallëzimi ndaj Berishës është depozituar nga deputeti Taulant Balla pas thirrjes së ish-kryeministrit për armatosje të popullit.

Të enjten e 21 prillit 2016, ish-kryeministri  Berisha nga foltorja e Kuvendit u bëri thirrje shqiptarëve që të sigurojnë armë zjari për t’u mbrojtur nga organizatat kriminale që mbështeten nga qeveria.

“I sugjeroj qytetarëve të armatosen me armë për të mbrojtur pronat, bizneset, vatrat e tyre, sepse nuk kanë asnjë siguri, – theksoi Berisha. – Nëse kjo qeveri, si organizatë kriminale, kërcënon opozitën me banda kriminale, të jeni të bindur se shqiptarët do t’jua kthejnë me të njëjtën monedhë, ku nuk mund të gjeni dot vrimë miu ku të futeni. Duhet t’u jepet e drejtë qytetarëve të mbajnë armë, sepse me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. E përsëris, shqiptarët të sigurojnë armë për t’u mbrojtur”-, tha atë ditë Berisha në Kuvend.

29 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>