Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Investigimi i ‘Fiks Fare’ për pornografinë, procedohen 5 vajza dhe 2 menaxhere

$
0
0

Fiks Fare prostitucioni online (2)Pas denoncimit në emisionin Fiks Fare, policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 5 vajza për veprën penale të  “Pornografisë” dhe “Mbajtjes së lokaleve për prostitucion”.

Vajzat , të cilat akuzohen se kanë kryer veprimtari te paligjshme “Chat Line”  janë të moshës 18-25 vjeç. Ato kryenin aktivitetin e tyre në zonën e Unazës së Re dhe në rrugën e Kavajës.

“Më datë 28.04.2016, pas konsultimit me Prokurorinë u referuan materialet proceduriale në gjendje të lirë për shtetaset: 1. E. Ll., 18 vjeçe, banuese në Tiranë; V. V., 22 vjeçe, banuese në Tiranë;  R. K., 25 vjeçe, banuese në Tiranë; L. N., 23 vjeçe, banuese në Tiranë; F. J., 22 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimi i bërë, ka rezultuar se, shtetaset E. Ll., V. V. dhe R. K., dyshohet se kanë kryer veprimtari te paligjshme ‘Chat Line’. Këto shtetase ishin punësuar në mënyrë të paligjshme nga shtetaset L. N. dhe F. J., këto të fundit ishin edhe menaxhere të Kompanisë ‘Adult Work’ (chat line). Kjo veprimtari e paligjshme kriminale zhvillohej në zonën e Unazës së re pranë ‘Astirit’ dhe në rrugën e Kavajës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet e mëposhtëm: “7 njësi qendrore dhe monitorët përkatës; 7 web kamera; 10 lodra seksuale; 3 telefona celular”.

29 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>