Vetëm pak orë përpara mbërritjes së kancelares gjermane, Angela Merkel në Tiranë, kryeministri Rama i ka uruar asaj mirëseardhjen nwpwrmjet rrjetit social Facebook. Sipas tij sot është një ditë e shënuar për vendin tonë.
“Ditë e shënuar për vendin tonë, vizita e parë dypalëshe e një kancelari të Gjermanisë në Shqipëri. Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel!”, shkruan Rama. Kancelarja Merkel pritet të mbërrijë në aeroportin Nënë Tereza sot rreth orës 13:50 dhe do të realizojë një sërë takimesh të rëndësishme.
8 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Rama: Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel! u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.