Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Gruaja e vrarë në Holandë, policia shpall në kërkim 2 trafikantë

$
0
0

Vajza nga ElbasaniPolicia e Elbasanit ka konfirmuar identitetin e gruas shqiptare të vrarë në Holandë 19 vjet më parë dhe ka shpallur në kërkim 2 shtetas të dyshuar si trafikantët e saj.

Zyra Hida, e vrarë në vitin 1997, u identifikua nga familjarët e saj në Elbasan falë disa fotove të publikuara nga gazetarët holandezë të televizionit ‘SBS’.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale SH.M dhe G.S dhe po punohet për kapjen e tyre me akuzën e trafikut të personave.

“Shtetasja u identifikua nga familjarët si Zyra Hida, e datëlindjes 1966, banuese në Elbasan, e larguar nga banesa në vitin 1995. Specialistët e Sektorit kundër trafiqeve të paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, menjëherë nisën hetimin dhe rezultoi se viktima nga viti 1995 deri në vitin 1997 ishte trafikuar drejt shtetit italian dhe më pas në Holandë me qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion”, bën me dije policia e Elbasanit.

29 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>