Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Armëmbajtja pa leje, Manjani vendos hartimin e një pr/ligji të ri

$
0
0

Ylli ManjaniMinistri i Drejtësisë, Ylli Manjani njoftoi sot ka vendosur të hartojë një projektligj të ri për veprën penale ‘Armëmbajtjen pa leje’.

Sipas tij, ky vendim është marrë pas konstatimeve që ka bërë, duke thënë se ligji i mëparshëm kishte gabime. Një vendim të tille e ka dhënë  edhe Gjykata Kushtetuese.

Shqetësimi në fjalë u ngrit disa ditë më parë nga kryeprokurori Adriatik Llalla. Projektligj i ri bëhet për rregullimin e nenit 278 të kodit.

“Ky rregullim trajton te gjitha shqetësimet e vërejtura. Projekti do i dërgohet për mendim prokurorisë, anëtarëve të qeverise dhe grupeve të interesit. Më pas do të dërgohet në qeveri për t’iu propozuar më pas Kuvendit”, – bën të ditur ministria e Drejtësisë.

Sipas asaj që bëhet e ditur, ky rregullim trajton të gjitha shqetësimet e vërejtura. Projektligji po i dërgohet për një opinion Prokurorisë, anëtarëve të Qeverisë, si dhe grupeve të interesit. Me t’u siguruar këto opinione, ai do të dërgohet në Qeveri për t’u miratuar e më pas do t’i propozohet edhe Kuvendit.

29 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>