Ka përfunduar me rezultatin 0-2 ndeshja miqësore mes Luksemburgut dhe Shqipërisë, e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Luksemburg, në kuadër të provave përgatitore për Europianin Francë 2016.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0 për të dyja skuadrat. Në minutën e ‘63 të pjesë së dytë, një kros i Kaçes për Sadikun në zonë ka sjellë golin e avantazhit për kuqezinjtë. Ndërsa goli i dytë, që ka vulosur fitoren për kombëtaren shqiptare, është shënuar në minutën e ‘75 nga Çikalleshi.
Kjo është miqësorja e dytë që zhvillon kombëtarja shqiptare, tri ditë pas asaj të luajtur në Austri ku humbi me rezultatin 2-1.
29 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)