
Nga viti 2011, Belgjika, e konsideruar tashmë një nyje kryesore e aktivitetit xhihadist në Europë, ka njohur ngjarje të ndryshme dramatike të lidhura me terrorizmin. Ja një kronologji e tyre.
– 18 mars 2016: Salah Abdeslam, “truri” i mundshëm i sulmeve të 13 nëntorit 2015 në Paris, arrestohet në lagjen e Brukselit, tashmë të njohur, Molenbek, pas një përleshjeje me policinë.
– 21-26 nëntor 2015: i gjithë Brukseli është vënë në alarm maksimal për “një seri kërcënimesh të menjëhershme” të një atentati, pas pas masakrës në Paris. Shkollat dhe transporti publik u mbyllën, ushtria patrullon në rrugët e qytetit.
– 15 janar 2015: një celulë terroriste është shkatërruar nga forcat e sigurisë në Verviers, në lindje në vendit. Dy terroristë vriten gjatë operacionit, në fund të të cilit policia ka gjetur amë dhe materiale të vlefshme për prodhimin e eksplozivëve.
– 24 maj 2014: Medhi Nemmouche qëllon me armë zjarri dhe vret katër persona në Muzequn hebraik të Brukselit.
– 13 dhjetor 2011: Nordine Amrani, 33 vjeç, ka hapur zjarr në rrugë në qytetin e Liezhit, duke përdorur armë të ndryshme: vdesin pesë persona, 125 mbesin të plagosur.
Para këtyre ngjarjeve, vendi në zemër të Europës kishte njohur atentatin e fundit në vitin 1981, kur një sulm me dinamit kishte goditur një sinagogë në Anversë, duke shkaktuar 3 të vdekur dhe rreth 60 të plagosur.
22 mars 2016 (gazeta-Sjqip.com)