Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Liderët botërorë dënojnë sulmet: Të bashkuar ndaj terrorizimit

$
0
0

Merkel-HollandeSulmet terroriste në Bruksel, ku ISIS ka marrë përgjegjësinë është sulmi më i fundit që bëhet ne zemër të Europës. Liderët botërorë e kanë dënuar njëzëri këtë akt të tmerrshëm. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Francois Hollande kanë dënuar unanimisht këtë sulm dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre. “Ne duhet të vlerësojmë dhe të marrim me seriozitet shkallën e rrezikut, pasi po përballemi me një kërcënim global që kërkon një përgjigje globale”, tha presidenti Hollande.

Kryeministri belg Charles Michel në një deklaratë për shtyp theksoi se duhet të merren seriozisht me situatën. “Ndodhi ajo që ne i druheshim. Ajo që kishim frikë u bë realitet, tani duhet të merremi seriozisht me këtë situatë dhe duhet të jemi të bashkuar”, deklaroi ai.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, me anë të një postimi në Twitter thekson: “Ne mbetemi të bashkuar. Sulmet e tmerrshme dhe të neveritshme në Bruksel na motivojmë për të qëndruar të bashkuar. Solidarizohemi me viktimat dhe popullin belg dhe shprehemi të vendosur kundër terroristëve”.

Presidenti francez Hollande tha se pas atentateve të sotme në mëngjes në Bruksel, “është goditur e gjithë Europa”. Është ky komenti i parë i presidentit francez Fransua Hollande pas shpërthimeve në aeroport dhe në metronë e qytetit belg.

“E gjithë bota është e shqetësuar për këto sulme. Jemi përballë një kërcënimi global, – vazhdoi Hollande. – Me Belgjikën tashmë jemi shumë të lidhur nga dhimbja që ndajmë. Duhet të reagojmë përmes një plani ndërkombëtar. Ne kishim marrë të gjitha masat e nevojshme. Lufta kundër terrorizimit duhet të përballohet nga e gjithë Europë”, – shtoi ai.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk u shpreh se BE do ta ndihmojë Belgjikën në këto momente të vështira. “Jam i tronditur nga shpërthimet që ndodhën sot në mëngjes, të cilat u morën jetën shumë personave të pafajshëm dhe një numër i madh u plagosën. Ngushëllimet e mia për të afërmit dhe miqtë e viktimave. Këto sulme janë një tregues i dhunës dhe urrejtjes. Bashkimi Europian shpreh solidaritetin dhe do të luaj një rol të rëndësishëm për të ndihmuar Brukselin dhe tashmë e gjithë Europa ndodhet para rrezikut terrorist”, deklaroi Tusk.

Presidenti amerikan Barack Obama, i cili ndodhet për një vizitë historike në Kubë, u informua për zhvillimet e fundit lidhur me sulmet terroriste të Brukselit. Një zëdhënës nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar: “Zyrtarët amerikanë janë dhe do të vazhdojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me homologët e tyre belgë”.

Sulmi i ndodhur sot në Bruksel ka bindur edhe më tepër Donald Trump se duhet të mbyllen kufijtë. Trump u shpreh se nëse ai zgjidhet president do të mbyllë kufijtë. “Unë do të mbyll kufijtë. Duhet të jemi shumë vigjilentë. Ne po ndeshemi me njerëz që kanë dokumente false, ne nuk e dimë kush janë dhe nga vijnë ata. Brukseli ishte një qytet ku nuk kishte krime, një ndër më të bukurit në botë”, tha kandidati republikan për president

Ndërkohë, shefja e politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka reaguar në lidhje me shpërthimet në Belgjikë.

Mogherini perlotetAjo doli në një konferencë shtypi e përlotur së bashku me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Nasser Judeh në Aman, ku shprehu ngushëllimet për viktimat.

22 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>