Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Sulmet në Belgjikë, e gjithë Europa në alarm, mbyllen kufijtë

$
0
0

belgjike shperthimPas sulmeve të ndodhura, jo vetëm Belgjika, por e gjithë Europa është në alarm dhe panik. Liderët europianë kanë shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe kanë deklaruar se do të mbështesin Brukselin në këto momente të vështira.

“Britania do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Belgjikën”, ka deklaruar kryeministri britanik David Cameron.

E gjithë Belgjika është e paralizuar, pasi të gjithë aeroportet dhe metrotë janë mbyllur, ndërsa njerëzit janë urdhëruar që të mos dalin nga shtëpia. Gjithashtu Bashkimi Europian ka anuluar të gjitha mbledhjet.

Sulmet në Belgjikë kanë alarmuar edhe shtetet e tjera të Europës. Parisi ka rritur masat e sigurisë, ndërsa Holanda ka përforcuar sigurinë, duke mbyllur kufiri e saj me Belgjikën. Gjithashtu është mbyllur edhe kufiri Belgjikë-Francë.

22 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>