Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Mandati, Kokëdhima përplaset me Ruçin në mbledhjen e grupit

$
0
0

koco-kokedhima-rama1Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima, ka sqaruar se ka kërkuar votëbesim në Kongresin e PS-së si përgjigje ndaj disa kritikëve brenda partisë, para së gjithash ndaj Gramoz Ruçit. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, tha gjatë kongresit që projektet-pilot për Jugun e vendit janë të nxituara.

“Kërkova votëbesim për t’iu përgjigjur disa kritikëve, – Kokëdhima. – Kritikët folën për projektin që kam aplikuar në jug dhe kërkesa ime për votim nuk ka lidhje me dëgimin e mandatit tim në Kushtetuese. Projekti im në jug u përqafua masivisht nga delegatët”.

Ndërkohë, sipas burimeve mediatike, mbledhja e grupit parlamentar të PS-së është shoqëruar me përplasje mes Kokëdhimës dhe Ruçit.

Kokëdhima i ka kërkuar sqarime Rucit pse nuk është njoftuar për çështjen e dërgimit të mandatit të tij në Gjykatën Kushtetuese. “Pse nuk u vura në dijeni që do të diskutohej mandati im?”.

Ndërkohë që Ruçi i ka kthyer të njëjtën përgjigje si në javën e shkuar: “Zbatuam rregulloren e grupit parlamentar”.

Mbledhja ka zgjatur rreth 30 minuta dhe pas përfundimit, nuk ka folur asnjë nga deputetët socialistë, përfshirë dhe kryeministrin Rama. Deputeti Ben Blushi u mjaftua me një frazë të shkurtër: “Jua thotë të gjitha Ruçi”.

21 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>