Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 55-vjeçar, pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 kg lëndë plasëse e dyshuar si tritol TNT dhe 100 kapsolla detonatore.
Shtetasi I arrestuar Gani Xhaja, 55 vjeç është banues në fshatin Mlizë Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
21 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)