Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Tentojnë t’i vjedhin shtëpinë, italiani vret hajdutin shqiptar

$
0
0
Italia, vrasja
Policia italiane në vilën ku ndodhi vrasja

Një shtetas shqiptar dyshohet të jetë vrarë mesnatën e sotme në Itali, ndërsa përpiqej që së bashku m dy shokë të tij të grabisnin një makinë në Villa Literno në zonën e Kazetës.

Itali, gruajaSipas shtypit italian, hajdutët ishin larguar në bordin e një BMW-je të bardhë dhe e kanë lënë trupin e pajetë të bashkëpunëtorit të tyre përpara spitalit civil të Aversës. Gruaja e personit që qëlloi ndaj shqoiptait pë vekje, ka thënë për mediat italiane: “Hajduri na pyeti pse më qëllon…”.

Itali, gruaja 1Episodi ka ndodhur rreth orës 03:30 në rrugën “Vecchia Aversa”. Makina, plotësisht e djegur e autorëve është gjetur nga karabinierët në fshatrat e Gricignano në Aversa.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar flakët. Ndërkohë që arma e përdorur nga italiani kundër keqbërësve është me leje.

Pas ngjarjes, i zoti i shtëpisë, një mekanik i lëndëve industriale, është shoqëruar në polici, ku ka rrëfyer ngjarjen.

Itali, gruaja 2Gruaja e njeriut që qëlloi me armë zjarri, ka rrëfyer një episod: “Kur im shoq hapi zjarr nga ballkoni, hajduti i goditur, i cili ishte brenda makinës sonë, doli nga mjeti dhe pyeti duke iu drejtuar tim shoqi, ‘përse më qëllon?’. Unë do të kisha dashur ta pyesja: po ti, pse vjen në shtëpinë tonë, ndërsa ne flemë, për të marrë gjërat tona?”.

Sipas gruas së autorit, “është hera e tetë që vijnë të vjedhin në shtëpinë tonë. Ka qenë një natë e tmerrshme. Nuk është e bukur të qëllosh ndaj një njeriu, por edhe hera e tetë që vijnë këtu. Jemi vërtet të lodhur, nëse këta banditë do të na kishin thënë se kanë nevojë për para, do t’i kishim ndihmuar pa problem siç kemi bërë herë të tjera, – vazhdon ajo. – Por nuk mund të hysh në shtëpi, duke vënë në rrezik jetën e fëmijëve tanë”.

Itali, gruaja 3Gruaja më tej tregon momentet para ngjarjes: “Ishte vajza ime, e cila po kthehej nga një festë pak para orës 03:30 që vuri re praninë e hajdutëve. Unë, im shoq, vajza tjetër e imja dhe djali im, po flinim dhe nuk kishim kuptuar asgjë.

“Hajdutët kishin hyrë në dhomën e djalit, – shtoi ajo, – dhe morën një portofol me disa mijëra euro, çelësat e makinës dhe telekomandën e portës së jashtme që hapet automatikisht. Kur u kthye, vajza ime pa që hajdutët po lëviznin makinën e tim shoqi. E kuptoi që po zhvillohej një vjedhje dhe na njoftoi nga celulari. Hajdutët mu dukën të huaj”.

21 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>