Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Vizita historike, katër orët e Xhon Kerry-t në kryeqytetin e Shqipërisë

$
0
0

Axhenda. Sekretari amerikan i Shtetit u prit në aeroport nga Presidenti Bujar Nishani, qëndresa në Tiranë dhe përcjellja nga ambasadori i SHBA-së, Donald Lu

Artemisa Hoxha

vizita e John Kerry ne Shqiperi (1) vizita e John Kerry ne Shqiperi (2) vizita e John Kerry ne Shqiperi (3) vizita e John Kerry ne Shqiperi (4)

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry, vizitoi dje Tiranën, ku për më shumë se katër orë zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të vendit, si dhe dha mesazhe të rëndësishme në kuadër të 25-vjetorit të krijimit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Ashtu siç ishte parashikuar, sekretari amerikan i Shtetit vizitoi dje për herë të parë Tiranën, ku mikpritja në aeroportin “Nënë Tereza” iu ofrua nga kreu i shtetit, Bujar Nishani, i shoqëruar edhe nga ambasadori amerikan, Donald Lu, çka ishte dhe takimi i parë me një zyrtar të lartë të vendit. Edhe pse më shumë se një takim zyrtar ishte një përshëndetje dhe një shtrëngim duarsh në shenjë mirëseardhje, Presidenti i vendit, për rreth pesë minuta, ka arritur që të informojë zyrtarin e lartë amerikan për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vendit tonë në strukturat euroatlantike, si dhe i ka konfirmuar edhe një herë partneritetin në luftën e përbashkët kundër rreziqeve dhe kërcënimeve që i janë afruar rajonit nga sulmet terroriste. Pas këtij takimi të shkurtër, sekretari i Shtetit ka hipur në makinën e ambasadës amerikane për t’u nisur drejt kryeqytetit e për të vazhduar takimet protokollare sipas axhendës zyrtare. Eskorta e tij ka ndjekur itinerarin e paracaktuar, nga Rinasi në autostradën Kashar-Tiranë, e cila që nga ora 7:00 e mëngjesit ishte boshatisur për të qenë në dispozicion vetëm të makinës së sekretarit Kerry, sigurisë së tij personale dhe forcave të sigurisë së policisë shqiptare. Nën masa të rrepta siguri, delegacioni amerikan ka përshkuar bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur në hyrjen anësore të Kryeministrisë, përballë Piramidës, ku për herë të parë ra në sy edhe vënia në funksion e shatërvanit të ri të ndërtuar pranë Kryeministrisë. Të shumtë ishin flamujt amerikanë dhe shqiptarë të vendosur në shtylla e në pemë, qytetarët që kishin dalë në rrugë për të përshëndetur në shenjë mirëseardhje zyrtarin amerikan të Shtetit e shumë të tjerë që fokusin e ditës kishin festën e Shën Valentinit. Rreth orës 10:45m sekretari amerikan i Shtetit mbërriti në Kryeministri, ku i pari që i uroi mirëseardhjen ishte kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, me të cilin pati edhe një takim disa minutësh, i cili më pas i la vendin një takimi “kokë më kokë”, me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, dhe më pas atij të dy delegacioneve. Nisur dhe nga mesazhet e rëndësishme, ajo çka ra në sy ishte prania e një pjese të ministrave të kabinetit qeveritar siç ishte ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe ai i Drejtësisë, Ylli Manjani. Pjesë e delegacionit shqiptar ishte edhe deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili është dhe kryetari i grupit të miqësisë së deputetëve mes SHBA dhe vendit tonë dhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber. Pas përfundimit të takimit të dy delegacioneve, Kryeministri Rama i ka treguar për disa minuta zyrtarit të lartë amerikan ambientet e Kryeministrisë, ku në bibliotekën që ndodhet në godinën qeveritare Kerry la dhe përshtypjet e tij në librin në të cilin edhe zyrtarë të tjerët të shteteve kanë shkuar për vendin tonë. Rreth orës 11:45 delegacionet zunë vend në sallën e konferencave, ku për rreth 15 minuta Kerry dhe Rama mbajtën fjalimet e tyre pas takimit dypalësh. Pas përfundimit të deklaratave për shtyp, sekretari amerikan i Shtetit ka lënë godinën e Kryeministrisë për të takuar më pas kreun e opozitës Lulzim Basha. Ai ka preferuar që të shkojë në këmbë në ambientet e hotel “Rogner”, për t’u takuar me kryedemokratin, por më parë është ndalur për të takuar edhe disa qytetarë në shenjë respekti për qëndrimin e tyre me orë të tëra për të parë nga afër sekretarin amerikan të Shtetit. Kerry u takua për disa minuta edhe me kreun e opozitës. Në mbyllje të axhendës ishte rezervuar edhe një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe studentë të shkolluar në Shtetet e Bashkuara me bursa të dhëna nga ambasada apo agjencitë amerikane, i cili ishte i një rëndësie të veçantë qoftë nga mesazhet që Kerry i drejtoi popullit shqiptar, por dhe ato çfarë dëgjoi nga shoqëria civile. Me përfundimin e këtij takimi, sekretari amerikan i Shtetit mbylli dhe axhendën 4-orëshe në vendin tonë, pas vizitës disa ditore në Gjermani, me mesazhin se do ta vizitojë sërish Tiranën. Në orën 13:27, sekretari Kerry la kryeqytetin për t’iu drejtuar aeroportit.

 

FOTOLAJM

Donald Lu & Haki CakoLu, çadër për Çakon

Në fund të takimeve, kur po nisej nga Rinasi, sekretari Kerry takoi shefat e Policisë së Shtetit. Një detaj që spikaste, mes fotove që publikoi policia ishte ambasadori Lu që i mbante çadrën kryepolicit Çako


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>