Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Vizita e Kerry-t, “hummer”, helikopter dhe snajperë

$
0
0

Pozicionimi i 1500 policëve që garantuan sigurinë dhe roli i agjentëve amerikanë

hammerKalimi me makinë nëpër Tiranë, mbajtja e ndonjë çante të madhe në dorë apo qëndrimet e gjata pranë shiritave blu ishin veprime thuajse të pamundura, për shkak të masave tepër strikte që kishte marrë Policia e Shtetit. Që kur mbërriti në Rinas dhe rrugës drejt Tiranës, sekretari Kerry dhe stafi i tij, që udhëtuan me mbi 10 automjete, me siguri kanë vërejtur që në çdo 100 metra ndodheshin 2 efektivë policie, ndërsa rruga ishte krejtësisht e boshatisur. Takimet zyrtare iu nënshtruan protokollit (përveç marrjes në krahë të një fëmije) dhe siguria personale e Kerry-t garantohej nga personeli amerikan që kishte akses në rrethimin e perimetrit të parë. Rreth 10 ekspertë amerikanë të sigurisë rrethonin sekretarin e tyre në çdo lëvizje, ndërsa në vijën e dytë të sigurisë spikasnin 4 a 5 specialistë shqiptarë të Gardës së Republikës, që siguronin mosprekjen e hapësirës së lejuar. Kjo për sa i përket limitit të afërsisë me Xhon Kerry-n, teksa për garantimin e sigurisë së komplet delegacionit kishte menduar Policia e Shtetit. Siç ajo paralajmëroi, mbi 1500 efektivë u vunë dje në shërbim të amerikanëve. Dy sheshet kryesore të Tiranës dhe të gjitha rrugët që të çojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ishin të boshatisura, prej mëngjesit e deri rreth orës 14.00 të ditës së djeshme. Asnjë incident nuk u shënua dje, përveç 3 momenteve disi të pakëndshme: U shoqërua për pak minuta një turist i huaj që mbante një çantë, një amerikane që shfaqi shenjë proteste u mënjanua paksa dhe Altin Goxhaj që nxirrte pankartën “Zoti e bekoftë Amerikën, të lutem na shpëto nga Sorosi”. Të paktën 1000 efektivë policie u stacionuan drejt vendeve të sipërcituara, ndërsa të tjerët ishin në gatishmëri. Rreth 15 snajperë survejonin gjithçka, duke shtuar këtu edhe helikopterin “Cougar” të Ushtrisë Shqiptare që siguronin hapësirën ajrore. Katër makina të zeza “Hummer”, me nga të paktën 4 efektivë të RENEA-s (me maska) ishin stacionuar në të gjithë itinearin e ndjekur nga Kerry. Autopatrullat “Shqiponja” gjithashtu garantonin paprekshmërinë e zinxhirit rrethues, ashtu siç motoristët e “Delfinëve” patrullonin rrugët. Efektivët e Policisë Rrugore shërbyen për moskalimin e asnjë mjeti në zonat e ndaluara. Ashtu si në vizitën e presidentit Xhorxh Bush, të katra anët e sheshit “Skënderbej” ishin të rrethuara nga shiritat. Policia ishte siguruar që të kishte edhe police femra mes kordonëve të sigurisë. Në terren situatën e mbikëqyrte vetë kryepolici Haki Çako (të cilit në Rinas i mbajti çadrën vetë ambasadori Lu), nr. 1 i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, shefi i Komisariatit nr. 1, Agim Hoxha, dhe oficerë të lartë të policisë. Mjaft civilë të policisë, Ushtrisë dhe SHISH survejonin çdo lëvizje dhe ndalonin prekjen e zonave të siguruara. “Shtetrrethimi” mbaroi pas orës 14.00, kur delegacioni me mbi 10 automjete u nis drejt Rinasit, i shoqëruar nga helikopteri i Ushtrisë. M.Mullai


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>