Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Tiranë, përplasen dy makina te Ura e Farkës, vdesin 2 persona

$
0
0

AksidentiDy persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik të ndodhur ditën e sotme në dalje të Tiranës, te Ura e Farkës.

Dy automjete, një “Alfa Romeo” me targa AA 378 EE, me drejtues shtetasin Denis Dervishi dhe një mjet furgon me targa TR 7659 G, me drejtues Alban Stafa janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Denis Dervishi dhe një shtetas tjetër që udhëtontë me të, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Për shkak të përplasjes së fortë trupat e viktimave kanë mbetur të bllokuar për disa minuta, pasi dyert e mjetit nuk hapeshin.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga makina.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

9 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>